Ndërtesa e Muzeut Etnografik
Ndërtesa e Muzeut Etnografik, Kavajë – (Monument Kulture K.I )
Muzeu Etnografik në Kavajë ndodhet në lagjen Skuraj të qytetit të Kavajës. Ai është rrethuar nga shtëpi të tjera relativisht të ulëta, një, dy ose tre katëshe. Mund të arrihet lehtësisht përmes rrugës kryesore “Skuraj” dhe është i rrethuar nga një mur i ulët me tulla dhe kangjella çeliku.
U ndërtua nga fundi i shek. të XVIII-të dhe fillimit të shek. të XIX -të nga familja Arkaxhi dhe u hap si muze në vitin 1971. Pas restaurimit të plotë të godinës, muzeut të sapoformuar iu dha në vitin 1973 statusi i Monumentit të Kulturës.
Muzeu Etnografik i Kavajës është një nga banesat më karakteristike zonës. Ai i përket tipologjisë së ndërtesave tradicionale ku përdorimi i hapësirës është projektuar rreth një numër verandash, me tre dhoma banimi.
Banesa ka një zhvillim simetrik ku boshti i simetrisë kalon nga mesi i verandës ballore, e cila është e mbuluar dhe ka një portik dhe mbahet nga shtatë kolona druri. Në muze ka një larmi të madhe të artikujve artizanale, tradicionalë, prodhuara nga zejtarët vendas në qeramikë, bakër dhe tekstile të ndryshme, që përfaqësojnë si traditat e vendit.
Ka shumë artefakte autentike dhe me vlerë, përfshirë kostume folklorike dhe objekte të tjera etnografike që datojnë nga periudha ilire, 1400-1600 (mesjeta e hershme), 1831-1912 (Rilindja), 1912-1939 (Pavarësia), 1945-1990 (Periudha Socialiste).
Objekti është restauruar nga Programi EU4Culture, një nga programet më të mëdha për trashëgiminë kulturore të Bashkimit Evropian i cili po zbatohet në Shqipëri nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).