Plazhi dhe pylli me pisha në plazhin e Spillesë
Kombinimi i pishave të buta përgjatë vijës bregdetare me bregun ranor, është perfekt. Ecja në pyll është ekperiencë shumë e bukur, pasi të jep ndjesi relaksuese, përmes pemëve të dendura dhe aromës së pishave, bimësisë së ulët, cicërimave të zogjve, fluturave të shumëllojshme si dhe jodit të detit. Rekomandohet të merret me vete krem/spray kundër mushkonjave.