f
s
f

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipis cing elit. Aenean commodo ligula eget dolor. Aenean massa. Cum sociis theme natoque

Follow Me
TOP
Image Alt
Pikat e Interesit

Ndërtesa të vjetra

Ndërtesa të vjetra

Vepra ndërtimore të periudhës komuniste

Periudha komuniste në Shqipëri u shtri nga viti 1945 deri në vitin 1991. Me qenë se zona në fjalë është bregdetare, me reliev fushor dhe kodrinor veprimtaria ndërtimore gjatë kësaj periudhe shtrihej më së shumti në këto fusha: me karakter bujqësor,ekonomik dhe me karakter ushtarak/fortifikues.
Në zonë janë të shpërndara gjurmë dhe ndërtime të ndryshme që i përkasin gjysmës së dytë të shek. XX, periudhës komuniste, duke filluar nga ndërtimet me karakter bujqësor, si digat e shumë ujëmbledhësve të ndërtuara për të siguruar sasinë e nevojshme të ujit aq të domosdoshëm për bujqësinë, kanale kullimi vaditjeje, vepra bonifikimi, hidrovorë, ujësjellësa, magazina dhe ndërtesa të tjera ndihmëse të ish kooperativave.
Ndërtimet me karakter ushtarak si bunkerë të llojeve dhe përmasave të ndryshme, transhe, tunele dhe reparte ushtarake gjenden kudo.

Afër fshatit Bardhore, gjenden ende sot rrënojat dhe pjesë të ndërtesave nga burgu me të njëjtin emër. Ndërtuar gjatë kësaj periudhe ku për fat të keq kanë qenë izoluar dhe vuajtur të burgosur me bindje antikomuniste. Sot përdoret dhe vizitohet si një vend I kujtesës historike.

You don't have permission to register