f
s
f

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipis cing elit. Aenean commodo ligula eget dolor. Aenean massa. Cum sociis theme natoque

Follow Me
TOP
Image Alt
Itineraret

Itinerari I – Shtegu mes kodrave me bicikleta

Itinerari I – Shtegu mes kodrave me bicikleta

/ per person
(0 Reviews)

Dizenjimi i shtegut përreth ``Kodrave të Kavajës``- me biçikleta

Ky shteg përshkon kodrat e buta në perëndim të qytetit të Kavajës duke u nisur nga kalaja e Bashtovës, për të vijuar në lindje, me pas në veri, per të kaluar në fshatin Luz i madh, Luz i vogël, pranë fshatit Vorrozen, duke u orjentuar për nga lindja në fshatin Blerimaj. Gjatë pjesës së parë të itinerarit vizitohen disa fshatra fushor, me peisazhe natyrore, toka bujqësore.

 

Në vijim shtegu drejtohet për në fshatin Rrikaj, më pas pranë fshatit Bukaq, ku vizitohet edhe monumenti i kulturës “Ura e Bukaqit”, për të vazhduar në fshatin Synej, Rrakull, për t’iu drejtuar perëndimit drejt zonës së Karpenit, ku vizitohet monumenti i kulturës “Depo e Kripës”.

 

Itinerari vazhdon po në zonën e Karpenit, ku në afërsi ndodhet edhe ishulli artificial bashkë me kampingun në plazhin e Karpenit. Vijohet në fshatin Lumi, duke u drejtuar drejt jugut për të përshkruar përgjatë fshatit Bago, i cili përkon edhe një zone shërbimi – Kamping. Fshati Bago është edhe pika ku fillon ngjitja nga 14 m deri në 180 m pranë fshatit Stërbeg, kurrizi i kodrave që përkon edhe me pikat më e larta të cila ofrojnë pamje panoramike, mes kodrave, detit dhe liqeneve.

 

Pedalimi vazhdon me përshkrimin e fshatrave Stërbeg, Sharrëdushk, Kryevidh, duke zbritur tashmë drejt fushës së Bashtovës, nga ku shikohet edhe një tjetër pike interesi siç është edhe Kodra e Godenit, apo ferma e kuajve. Pika e kthimit përkon me pikën e nisjes, Kalaja e Bashtovës duke marrë kështu formën e një “unaze”.

Strengths

“Trashëgimi kulturore”

  • Kalaja e Bashtovës, në fshatin Vilë Bashtovë
  • Depo e Krimës, në Karpen
  • Ura e Bukaqit, pranë fshatit Bukaq
  • Vepra ndërtimore të periudhës komuniste, si banesat, veprat e bonifikimit si dhe ndërtimet dhe fortifikimet e karakterit ushtarak.

“Terreni dhe pozicioni gjeografik”

  • Relievi kodrinor, distanca e afërt me qytetet kryesore
  • Klima Mesdhetare – turizëm 12 muaj
  • Natyra – pyje, det (jod, oksigjen), liqene, kodra të mbjella.
  • Jo shumë i ndotur- Gjatë gjithë përshkrimit të shtegut, mund të themi se shtegu është relativisht i pastër.
  • Tokat e mbjella- Tokat pranë kësaj zone, për nga pozicioni gjeografik dhe kushtet klimatike janë të pasura me të mbjella, kryesisht pemë frutore si fiq, ftonj, shegë, mandarina, portokalle, nespulla, hurma kaki, vreshta, arra, si dhe të mbjella të tjera si, ullinj, fusha me jonxhë, bimë mjekësore etj..

“Të tjera pika të forta”

  • Ushqimi, organik me bazë prodhimet vendase. Pranë zonës ndodhen ferma për kultivimin e kërminjve, stane, ferma e lopëve dhe ferma e kuajve.
  • Lehtësisht i arritshëm – rruga e asfaltuar, transport publik infrastrukturë rrugore kryesisht e mire. I pajisur me tabela orjentuese.

Opportunities

  • Zona ka distana të afërta me zona të njohura dhe me potencial të lartë turisitik- Si psh. – Parku Kombëtar i Karavastasë, pylli, laguna, fauna (pelikani kacurrel); Qarku i Durresit, i pasur me trashëgimi kulturore e arkeologjike (Durrësi ofron dhe numër të madh shtreterish, mundësi akomodimi)
  • Shfrytëzimi i rrugëve, infrastrukturës rrugore si dhe shtigjeve ekzistuese (offroad):
    -me këmbë
    -me bicikleta
  • Shfrytëzimi i natyrës dhe i monumenteve të kulturës për të bërë foto, bazuar edhe në trendet e fundit të postimit në rrjete sociale për arsye personale apo për të promovuar vlerat e vendit.

Tabelë Informuese

Niveli i vështirësisë1 së pedalimit (1-10):

8-9

Distanca:

55 km

Kohëzgjatja e pedalimit (Orë)3 Me gjithë ndalesa:

8-9 hrs

Disniveli i Itinerarit nga niveli i detit:

0-180 m

Do të përshkruhen disa pika interesi kulturor e natyror, si dhe pika shërbimi pranë fshatrave që përfshin Itinerari.

You don't have permission to register