Itinerari II- Shtegu i Liqeneve
Ecje në këmbë
Ky shteg përshkon kodrat e buta në perëndim të qytetit të Kavajës si dhe bregun e Spillesë, Deti Adriatik. Kryesisht është një itinerar me fokus tek natyra. Në bazë të studimit dhe analizës paraprake, është realizuar ky shteg bashkë me itinerarin, pasi ofron një peisazh natyror tepër intrigues, duke u nisur nga plazhi i Sipllesë, ku ka dhe mundësi për të parkuar makinën ose mjete të tjera, për të vazhduar më tej drejt lindjes duke ngjitur kodrat e buta, me lartësi maksimale deri ne 190 m.
Në vijim të itinerarit, shumë pranë fshatit Spille gjendet një burim natyror i cili mund të jetë opsional për t’u vizituar. Vazhdohet me ngjitjen nëpër kodrat e buta, ku kemi disa pika panoramike, me fusha të mbjella. Veçantia e këtij itinerari janë 5 liqenet artificialë të cilët, në ngjitje e sipër shfaqen gjatë gjithë ecjes.
Prezenca e tyre e shtrirë në hapësirën ku kalon shtegu, ka bërë të mundur që ky itinerar të quhet “Shtegu i liqeneve”. Me interes të veçantë është pylli i Bedenit. Pikat panoramike janë mbresëlënëse pasi gjatë rrugës ndeshim pyje në bregun ranor, burime uji, pamje panoramike me liqene, peisazhe bujqësore, si dhe pyllin e dendur i cili është edhe pika më interesante e gjithë itinerarit duke përfunduar në zbritje përsëri pranë brezit me pisha të plazhit të Spillesë, për të arritur tek pika e nisjes, duke marrë kështu pak a shume formën e një “unaze”.
Strengths
“Terreni dhe pozicioni gjeografik”
- Pyll masiv me pisha
- Burim natyror
- 5 Liqene artificialë
- Relievi kodrinor, distanca e afërt me qytetet kryesore
- Klima Mesdhetare – turizëm 12 muaj
- Natyra – pyje, det (jod, oksigjen, peshkim), liqene, kodra të mbjella.
- Jo shumë i ndotur- Gjatë gjithë përshkrimit të shtegut, mund të themi se shtegu është relativisht i pastër.
“Të tjera pika të forta”
- Ushqimi, organik me bazë prodhimet vendase
- Restorante dhe bare përgjatë zones së bregdetit
- Lehtësisht i arritshëm – rruga e asfaltuar, transport publik infrastrukturë rrugore kryesisht e mire. I pajisur me tabela orientuese.
Tabelë Informuese
Niveli i vështirësisë së ecjes (1-10):
3-4
Distanca:
23 km
Kohëzgjatja e ecjes (Orë) Me gjithë ndalesa:
6-8 hrs
Disniveli i Itinerarit nga niveli i detit:
0-192 m
Do të përshkruhen disa pika interesi natyror, si dhe pika shërbimi pranë fshatrave që përfshin itinerari.
Itinerari II - Shtegu i Liqeneve
Ecje në këmbë
Pika e Interesit
- Pika e nisjes. (Pikë parkimi pranë bregut me pisha të plazhit të Spillesë)
- Pikë panoramike – Burimi natyror (opsional)
- Pikë panoramike - Shikohen në lindje fushat e Kavajes, në perëndim Spilleja, deti Adriatik, i rrethuar nga 5 liqene të vogla artificiale, masivet me ullinj, si dhe pylli me pisha i Bedenit.
- Pikë panoramike – shikohen, kodrat, deti dhe liqenet.
- Pikë panoramike – Pylli i Bedenit
- Pikë panoramike – në pikën më të lartë të kodrave ku shikohen, kodrat, deti dhe liqenet.
- Pikë ndalese/shërbimi – Fshati Domen
- Pike panoramike – kodra e fusha me toka bujqësore
- Pikë panoramike - Plazhi "Guri i lemuar"
- Pikë panoramike - Pyll me masivë pishash
- Pikë ndalese/shërbimi – përgjatë plazhit të