Itinerari IV – Shtegu Venecian
Pedalim me biçikleta
Ky shteg përshkon kodrat e buta në perëndim të qytetit të Kavajës si dhe bregun e Spillesë, Deti Adriatik.
Në bazë të studimit dhe analizës paraprake, është realizuar ky shteg bashkë me itinerarin, pasi ofron një peisazh natyror tepër intrigues, duke u nisur nga fusha e Vilë Bashtovës, liqene të vogla përgjatë kalimit në fshatin Kryevidh, në perëndim deti Adriatik si dhe masivi me pisha përgjatë këtij bregu, duke u gërshetuar në skaje, në veri dhe jug, me 2 pasuri kulturore si rrënojat e Kalasë së Turrës dhe asaj të Bashtovës.
Është përfshirë edhe periudha e komunizimit, e cila është akoma edhe sot e prekshme falë veprave ndërtimore, si banesat, veprat e bonifikimit por sidomos ndërtimet dhe fortifikimet e karakterit ushtarak.
Shtegu e ka pikënisjen nga Kalaja e Bashtovës, vijon në drejtimin veri-lindor pranë fshatrave Kryevidh, rrënojat e Kalasë së Turrës duke zbritur për në jug përgjatë bregut të plazhit të Spillesë, në masivin me pisha, hidrovorin, në fshatin Rreth-Greth për të përfunduar në pikën e nisjes, duke marrë kështu formën e një “unaze”.
Strengths
“Trashëgimi kulturore”
- Kalaja e Bashtovës, në fshatin Vilë Bashtovë
- Kalaja e Turrës, në Fshatin Domën, Kryevidh
- Vepra ndërtimore të periudhës komuniste, si banesat, veprat e bonifikimit si dhe ndërtimet dhe fortifikimet e karakterit ushtarak.
“Terreni dhe pozicioni gjeografik”
- Relievi kodrinor, distanca e afërt me qytetet kryesore
- Klima Mesdhetare – turizëm 12 muaj
- Natyra – pyje, det (jod, oksigjen, peshkim), liqene, kodra të mbjella.
- Jo shumë i ndotur- Gjatë gjithë përshkrimit të shtegut, mund të themi se shtegu është relativisht i pastër.
“Të tjera pika të forta”
- Ushqimi, organik me bazë prodhimet vendase
- Lehtësisht i arritshëm – rruga e asfaltuar, transport publik infrastrukturë rrugore kryesisht e mire. I pajisur me tabela orjentuese.
Tabelë Informuese
Niveli i vështirësisë së pedalimit (1-10):
6-7
Distanca:
42 km
Kohëzgjatja e pedalimit (Orë) Me gjithë ndalesa:
4-5 hrs
Disniveli i Itinerarit nga niveli i detit:
183 m

*SHTEGU OPSIONAL 1 -ky është shteg që i shtohet opsionalisht shtegut kryesor i cili ka si pike interesi vizitë tek “Ferma e kuajve”
*SHTEGU OPSIONAL 2 – ky është shteg që i shtohet opsionalisht shtegut kryesor i cili ka si pike interesi vizitën pranë “Depo e kripës”, Monument kulture Kategoria e I-rë.
Pika e nisjes/ mbërritjes (Pikë parkimi pranë Kalasë Bashtovë).
Itinerari IV - Shtegu Venecian
Pika e nisjes/ mbërritjes (Pikë parkimi pranë Kalasë Bashtovë).
Pika e Interesit
- Pikë interesi – Ferma e kuajve – opsionale
- Pikë panoramike - Shikohen në lindje fushat e Kavajës, në perëndim Spilleja, deti Adriatik, i rrethuar nga liqene të vogla artificiale, masivet me ullinj, zonë e butë kodrinore, bujqësore.
- Pikë ndalese/shërbimi – Fshati Kryevidh
- Pikë panoramike – pamje nga liqenet
- Pikë panoramike
- Pikë panoramike
- Pikë panoramike- pamje nga gjiri i Durrësit
- Fortifikime ushtarake dhe rrënojat e burgut të Bardhores
- Pikë interesi kulturor dhe natyror - "Kalaja e Turrës"
- Pikë panoramike
- Pikë panoramike – Plazhi i Gjeneralit
- Pikë shërbimi – Spille
- Pyll me pisha në bregun ranor të plazhit të Spillesë
- Pyll me pisha në bregun ranor të plazhit të Spillesë
- Zonë peshkimi
- Pikë shërbimi pranë fshatit