Pylli i Bedenit
Pylli i Bedenit shtrihet në perëndim të fshatit me të njëjtin emër në zonën e Kavajës. Ka një sipërfaqe rreth 300 ha, i përbërë nga drurë të ndryshëm, më së shumti halor. Në të gjenden edhe një numër i madh lulesh dhe shkurresh, që e bëjnë shumë tërheqës pyllin për të apasionuarit mbas natyrës dhe florës.
Karakteristike është gjelbërimi që gjendet përgjatë gjithë vitit. Për sa i përket faunës, në të jetojnë kafshë si dhelpra, çakalli, lepuri I egër, nuselala dhe disa lloje shpendësh. Është një zonë e mbrojtur nga ana natyrore. Aktualisht gjendja dhe ruajtja e pyllit, bimësisë në përgjithësi është shumë e mirësi dhe ka një shkallë shumë të ulët, pothuasjë inekzistente të ndotjes të shkaktuara nga aktivitetit njerëzor.
Është parashikuar që në afërsi të pyllit të Bedenit, të ngrihet një strukturë shërbimi në funksion të turizmit, miqësore me natyrën, me ndërhyrje minimaliste, si shtëpiza druri, kënde lojrash në natyrë, ambiente shërbimi dhe parkimi për kamperat/rulotët, zonë kampingu etj.
Mendohet të ndërtohet një fermë kuajsh, qendër hipizmi më e madhja në rreth. Pylli ofron aktualisht mundësi shumë të mira për ecje në natyrë, falë shtigjeve që gjarpërojnë në të, të cilat mund të përdoren nga vizitorë në këmbë, me bicikleta mountainbike dhe në një të ardhme shumë të afërt, me kuaj.