Plazhi i Gjeneralit
Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase, të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili shfaqet sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit.
Është vetëm 10 km nga rruga kombëtare Durrës-Rrogozhinë. Vija bregdetare e plazheve të Kavajës, fillon që nga plazhi i Golemit, për të vazhduar me Malin e Robit, Qerretin, Karpenin, e deri në Spille. Pjesa jo fort e njohur e saj vijon pas plazhit të Qerretit.
Në vijimësi të këtij segmenti ndodhen plazhet e Carinës, Kepi i Lagjit, Gjiri i Forsilukut, plazhi i Gurit të Lëmuar, plazhi i Spillesë etj.