Itinerari III – Shtegu i Pishave
Ecje në këmbë
Ky shteg përshkon kodrat e buta në perëndim të qytetit të Kavajës si dhe bregun e Spillesë, Deti Adriatik. Në bazë të studimit dhe analizës paraprake, është realizuar ky shteg bashkë me itinerarin, pasi ofron një peisazh natyror tepër intrigues, duke u nisur nga fusha e Vilë Bashtovës.
Pikënisja bëhet nga Kalaja e Bashtovës, ku ka dhe mundësi parkimi7, vijon në drejtimin veri-lindor pranë fshatrave Rreth-Greth, Greth i Mesëm në drejtim të fshatit Spille, për të zbritur për në jug përgjatë bregut të plazhit të Spillesë, në masivin me pisha.
Strengths
“Trashëgimi kulturore”
- Kalaja e Bashtovës, në fshatin Vilë Bashtovë
- Vepra ndërtimore të periudhës komuniste, si veprat e bonifikimit dhe fortifikimet e karakterit ushtarak, fragment i një ujësjellësi pranë fshatit Greth I Mesëm
“Terreni dhe pozicioni gjeografik”
- Pyll masiv me pisha- Kombinimi i pishave të buta përgjatë vijës bregdetare me bregun ranor, ecja është një ekperiencë shumë e bukur përmes pemëve të dendura dhe aromave të pishave, bimësisë së ulët, cicërimave të zogjve, fluturave e jodit të detit.
- Tokat e mbjella- Tokat pranë kësaj zone, (shiko fotot bashkëlidhur) për nga pozicioni gjeografik dhe kushtet klimatike janë të pasura me të mbjella, kryesisht pemë frutore si fiq, ftonj, shegë, mandarina, portokalle, nespulla, hurma, vreshta, arra, si dhe kultura të tjera si, ullinj, fusha me jonxhë, bimë mjekësore, grurë, me misër si dhe makie mesdhetare. Rruga nga reparti ushtarak për në Rreth Greth është zone ligatinore me presencë të madhe të bimëve të xunkthit.
- Simbolika – Gjatë përshrkimit të rrugës përgjatë fshatit Greth të mesëm, hasim simbole të krishtera, shumica e komunitetit I përket fesë myslimane.
- Klima Mesdhetare – turizëm 12 muaj
- Natyra – pyje, det (jod, oksigjen, peshkim), liqene, kodra të mbjella.
- Bimë medicinale – Në afërsi të fshatit Kryevidh, gjatë gjithë përshkrimit me këmbë dhe me makinë hasim presencë të bimëve mjekësore, ku bie në sy sherebela.
- Jo shumë i ndotur- Gjatë gjithë përshkrimit të shtegut, mund të themi se shtegu është relativisht i pastër.
“Të tjera pika të forta”
- Zona peshkimi përgjatë kanalit që derdhet në Detin Adriatik.
- Ushqimi, organik me bazë prodhimet vendase.
- Restorante dhe bare përgjatë zonës së bregdetit.
- Lehtësisht i arritshëm – rruga e asfaltuar, transport publik infrastrukturë rrugore kryesisht e mire. I pajisur me tabela orjentuese.
Tabelë Informuese
Niveli i vështirësisë së pedalimit (1-10):
1-2
Distanca:
22 km
Kohëzgjatja e ecjes (Orë) Me gjithë ndalesa:
6-8 hrs
Disniveli i Itinerarit nga niveli i detit:
0-16 m
Do të përshkruhen disa pika me interes natyror, si dhe pika shërbimi pranë fshatrave që mbulon itinerari.
Itinerari III - Shtegu i Pishave
Pika e nisjes/ mbërritjes (Pikë parkimi pranë Kalasë Bashtovë)
Pika e Interesit
- Pikë panoramike
- Pikë shërbimi—fshati Rreth Greth
- Pikë shërbimi – Plazhi i Spillesë
- Pyll me pisha gjatë bregut të plazhit të Spillesë
- Pyll me pisha gjatë bregut të plazhit të Spillesë
- Pyll me pisha gjatë bregut të plazhit të Spillesë
- Pikë peshkimi- me rrjeta gjatë derdhjes së kanalit kullues (kanali i madh)
- Pyll me pisha gjatë bregut të plazhit të
- Spillesë Kthimi pranë Kalasë së Bashtovës