Kulla e Sahatit
Në qytetin e Kavajës (Monument Kulture K.I)
Në qendër të qytetit të Kavajës gjendet Kulla e lartë e Sahatit, e cila dikur kishte pranë Xhaminë e Madhe. Kulla është një ndërtesë e lartë me një planimetri katrore, e ngjashme me një minare të Afrikës së Veriut, por gjithsesi krejtësisht europiane nga pamja dhe nga hollësitë e tjera. Ajo është një vepër ndërtimore e dekadave të fundit të shekullit XIX.
Ndër elementet osmane të saj është dhe një kamare në mur, që përmban një mbishkrim me vetëm një fjalë “Barekallah” (Allahu e begatoftë) dhe vitin 1232 H (1817).