Ura e Bukaqit
Fshati Bukaq – Monument Kulture K.I
Ura e Bukaqit ndërtuar mbi përroin e Fokës, gjendet rreth 2 km, në jug-perëndim të qytetit të Kavajës, në fshatin Bukaq. Është ndërtuar gjatë shek XVII-të dhe përbëhet nga tri harqe, ku ai kryesori ndodhet në mes dhe me dy harqe ndihmëse anash. Stili arkitektonik është shumë i ngjashëm me urat e tjera të gurta, ndërtuara në vendin tone gjatë periudhës osmane.
Ura ishte nyje e rëndësishme komunikimi dhe shërbente për të lidhur Kavajën me fshatin Bugaq, dhe fshatrat e tjerë që shtrihen në zonën perëndimore.