f
s
f

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipis cing elit. Aenean commodo ligula eget dolor. Aenean massa. Cum sociis theme natoque

Follow Me
TOP
Image Alt
Monumentet e Kulturës

Kalaja e Turrës

Kalaja e Turrës

Kalaja e Turrës -Monument Kulture K.I

Pozicionuar në pjesën jugore të gjirit të Durrësit, në bregdetin e Adriatikut ndodhet kepi i Lagjit ose njohur ndryshe dhe si kalaja e Turrës. Ka një vendndodhje dhe histori shumë interesante e cila shkon thellë në shekujt para Krishtit.

Janë studiues, historianë e arkeologë të ndryshëm vendas dhe të huaj që mendojnë se pikërisht në këtë zonë ndodhej dhe qyteti antik i Epidamnit, themeluar nga kolonë korkyras.

Ata janë bazuar në të dhëna të ndryshme si burimet e shkruara historike antike dhe mesjetare, topografia dhe gjeografia e zonës, etimologjia dhe toponimia e disa emrave të fshatrave, përrenjve dhe vendeve përreth zonës që po flasim. Gjithashtu, ka dhe të dhëna arkeologjike, të cilat në fakt janë të pakta dhe të gjetura gjatë disa vëzhgimeve të bëra në kohë të ndryshme nga arkeologët.

Duhet theksuar se për fat të keq zona dhe shtresat arkeologjike janë dëmtuar shumë nga erozioni, agjentët atmosferikë si dhe gjatë periudhës komuniste, si rrjedhim i veprimtarisë ndërtimore për fortifikime dhe reparte ushtarake që u ndërtuan aty pikërisht falë pozicionit strategjik dhe mbrojtës të Kalasë së Turrës. Ka marrë statusin monument kulture i kategorisë së parë që në vitin 1948.

Ende sot nuk është organizuar një gërmim arkeologjik i mirëfilltë, i cili mund të sillte material arkeologjik me të dhëna më të shumta në sasi dhe cilësi, si dhe te nxiste ekspertët e fushës të dilnin në përfundime sa më të sakta.

Nëse do të ishte vërtet kështu, do të kishim një rishikim të historisë dhe një sit kulturor shumë të rëndësishëm jo vetëm të Kavajës, por të gjithë Shqipërisë.

You don't have permission to register